Kryetari i Stambollit dënon djegien e Kuranit dhe jep mesazhe paqeje me Athinën: Greket e turqit janë vëllezër

Duke folur në një samit të kryebashkiakëve nga 44 qytete të Ballkanit në Athinë, i njohur si b40 apo Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit, kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu dënoi me forcë djegien e Kuranit gjatë një proteste në Suedi, duke e quajtur atë një “krim urrejtjeje dhe një përpjekje për “provokim””.

Fatkeqësisht, ne po jetojmë ditë kur Kurani po digjet në pjesë të tjera të botës. Ne duhet të dënojmë së bashku me ashpërsi përpjekje të tilla provokimi. Sepse qasje të tilla populiste dhe ekstremiste nuk kanë të bëjnë fare me lirinë dhe demokracinë.”– tha Ekrem Imamoglu, kryebashkiak i Stambollit.

Gjithashtu Imamoglu që shihet si një kundërshtar i mundshëm i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka çuar mesazhe miqësie në këtë periudhë tensioni mes qeverive greke e turke.

“Si Athina edhe Stambolli , ashtu si edhe qytetarët e tyre që ndodhen në sheshin Taksim dhe në Sintagma janë vëllezër. Kur shikoj gjeografinë e Ballkanit, ka thënë ai duke dërguar mesazh edhe ndaj presidentit Erdogan, shoh një të nesërme të barabartë, të pasur, shpresëdhënëse, demokratike dhe paqësore të ndërtuar nga njerëz krijues të çdo origjine dhe besimi, jo një të djeshme të sunduar nga mbretër, cezarë dhe sulltanë. Mesazhe demokracie, bashkëpunimi dhe uniteti ka dhënë edhe kryebashkiaku i Athinës që merr presidencën e rrjetit për sivjet.”- tha Ekrem Imamoglou kryebashkiak i Stambollit

Kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis: Në rajonin tonë e dimë shumë mirë se çfarë kuptimi ka nacionalizmi dhe shfrytëzimi i kuptimit të patriotizmit. Dhe sa herë që këto mbizotëruan në një vend apo në tjetrin, rezultati ishte fatal për të gjithë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu