Kryetarit të partisë serbe në RMV e pro – Rusisë që i pengon takimi LSDM-Kurti? Cili president shteti shqiptar për RMV i konvenon?

Kryetarit të Partisë Demokratike të Sërbëve në Maqedoninë e Veriut dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Ivan Stoilkoviq, duket se i pengon takimi i përfaqësuesve të LSDM-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Çfarë mashtrimi?!!!? Marksist-leninistët të mbedhur bashkë! LSDM-ja qeverisës përmes njerëzve të parë të partisë Mariçiq dhe Zeçeviq, imagjinoni Vardarskin, të gjunjëzuar ndaj Kurtit, duke i lutur të punojë që opozita shqiptare në Maqedoni të mos nxjerrë kandidatin e saj për president. Për perversitetin që patë sot kërkohet ende inteligjencë, nëse në sipërfaqe mungon mbetet për t’u parë sa të thjeshtë janë. Zoti mos i fal!”, ka shkruar Stoilokovski, përcjell Almakos.

Me këtë parashtrohet pyetja se një rusofili të dëshmuar i cili përkrah idenë e “botës serbe”, e po ashtu qartësisht i vendosur politikisht kundër NATO-s, SHBA-së dhe Perëndimit: Si mund të jetë apo duket kandidati shqiptar për kryetar të RVM-së që do i përshtatej këtij deputeti prorus?

Sepse Stoilkoviç përmes këtij shkrimi shfaqet shumë i shqetësuar që mos t’i bëhet presion opozitës shqiptare nga ana e LSDM-së dhe Vetëvendosjes për të nxjerr kandidati për kryetar të RVM-së./Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu