Kryqi i Kishës u fshi nga klipi, Capital T iu përgjigjet akuzave nga ndjekësit

Capital T është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të këngës së tij më të fundit, “Buzëqeshje”. Klipi i këngës është xhiruar në Shkodër ku tregohen dhe disa sekuenca nga Kisha e Madhe. Por fansat kanë vënë re se në një pjesë të klipit është fshirë kryqi sipër katedrales, gjë që ka shkaktuar revoltimin e tyre.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë reperi përmes disa postimeve në rrjete sociale. Ai ka publikuar videon e këngës së pesë viteve më parë “Hitman” që përfshin pjesë të xhiruara në kishë. Capital T pranon gabimin në montazh por shton se ka qenë ndër të parët artistë që ka mbështetur dhe promovuar objektet fetare.

Ai i referohet gjithashtu një postimi të bërë në Instagram, ku ka publikuar një pjesë nga klipi, ku vihet re dhe kryqi. “Si ka mundësi të më pengojë në klip kjo por jo në instagrmin tim personal. Ku është logjika këtu, futeni pak trurin në funksion”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu