Kthehet propaganda serbe: Fuqitë e mëdha po ju ndihmojnë shqiptarëve të përzënë serbët nga Kosova, po përgatisnin një ‘Oluja’ tjetër

Milovan Drecun që është kryetar komisioni parlamentar serb për Kosovë dhe Ljuban Karan një ish spiun i lartë në KOS (Shërbimi i Kundërzbulimit) i hynë teorive konspirative të vjetra duke i aktualizuar në opinionin serb. Të dy dolën me akuza se është në fakt bashkësia ndërkombëtare që po i përdorë shqiptarët në Kosovë për të nxitur eksod të serbëve nga atje, dhe se kjo po shihet qartë sipas tyre nga qëndrimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti në Bruksel.

Vucic, Vulin dhe Dacic kanë rolin kryesor në mediat serbe në transmetimin e porosive dhe krijimin e narracionit të rrezikut të madh që po i kanoset Serbisë. Mesazhi i tyre luftënxitës po del më i sofistikuar e më i fshehtë, por nuk janë harruar as burimet e vjetra njerëzore të regjimit fashist serb të Slobodan Milosevic që nuk kujdesen të jenë të rafinuar aspak, sa më grotesk më mirë madje.

Drecun dikur një propagandues në televizionin e Milosevicit e tani deputet dhe ish spiuni i KOS, Ljuban Karan agjent i KOS në një emision të portalit serb Kurir ju kthyen metodave të vjetra të nxitjes së panikut, urrejtjes dhe të manipulimit të opinionit publik.

Drecun tha se kryeministri kosovar Kurti nuk dëshiron përparim por ka synim të ndërprerjes së dialogut, por kujdeset që t’i mos i mbetet faji atij por Beogradit. “Dështimi i dialogut është taktika e shqiptarëve” tha Drecun. Ai tha se Kurti e ka ditur se pala serbe do të këmbëngul në zgjidhjen e problemeve konkrete, prandaj shpiku tregimin për tre gjenocidet. Nga ai duhet pritur incidente tjera tha Drecun dhe vazhdoi me porosinë që duhej përçuar.

“Porosia e Kurtit, nëse nuk pranohet politika e Prishtinës, do ta paguaj populli serb në Kosovë e Metohi” tha Drecun.

Teorinë konspirative e shtyu para drejt fantastikës Ljuban Karan që tha se shqiptarët nga kërcënimet politike kalojnë në ato ushtarake. Ai theksoi se kërcënimi ushtarak që vjen nga Kosova është i drejtuar ndaj serbëve në veri dhe në enklavat dhe se ky kërcënim ndaj popullit serb të paarmatosur është shumë real.

“Po krijohen kushte për një eksod të serbëve nga krahina, njëlloj ‘Oluja’ kosovare që me të madhe po përgatitet terreni për diçka të tillë. Për fat të keq, po iu ndihmojnë edhe fuqitë e mëdha” tha Karan.

Drecun ja plotësoi Karan këtë lloj teorie duke plotësuar se të gjithë okupatorët në ‘Kosovë e Metohi kanë shfrytëzuar shqiptarët për vrasjen dhe përndjekjen e serbëve”.

Termat ‘NATO okupatorët’ dhe ‘siptari’ e teoritë e tilla se ka një komplot të madh botëror për të zhdukur Serbinë janë lënë si në skaje nga mediat dhe retorika e pushtetit serb, si përpjekje për t’u dukur më bashkëpunëtor. E zëvendësuan me strategjinë e daljes si viktima. Tani po përdoren edhe asetet e moçme të shërbimeve me taktikat e asokohe, jo drejtpërdrejtë nga liderët kryesor por duke i kthyer figurat e si Drecun dhe ky oficeri serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu