Ku e lë vajzën gjatë provave? Marina Vjollca ‘refuzon’ ndihmën për vajzën e saj

Marina dhe Getoar edhe pse kanë vajzën e vogë nuk i kanë ndaluar angazhimet e tyre por thuajse i kanë shtuar akoma. Marina, vetëm pak javë pas lindjes u rikthye në “Klanifornia”, por edhe vijoi punën si ambasadore e markës “Elisabetta Franchi” në Tiranë.

Këtë të shtunë, stilistja e njohur italiane, së bashku me Marinën, zhvilluan edhe sfilatën e parë në Shqipëri. Eventi pati të pranishëm shumë personazheve të njohur, media dhe përfaqësues nga fusha e modës.

Mbrëmja e gjatë, në fakt, e bëri Marinën që ta linte të bijën në shtëpi, edhe pse, gjatë provave nuk e kishte bërë. Në një prononcim për “Rudina”, Marina tha se ka dëshirë ta rritë vetë të bijën dhe nuk preferon të ketë shumë ndihmë. Ndonëse kjo nuk është gjithmonë e mundur.

“Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ia dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Sot është në shtëpi, sepse këtu ka shumë të ftuar dhe Marget duhet të flejë, është orari për të fjetur dhe nuk di ç’të them. Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër, është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur”., tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu