Ku ishte epiqendra e tërmetit “monstër” që shkundi Korçën

Tërmeti që ra pak më parë në Korçë pati sërish si epiqendër zonën mes Ersëkës-Kufirit me Greqinë dhe Korçën.

Fillimisht u raportua për një forcë 4.8 të shkallës richter, por Instituti i Sizmiologjisë rregulloi të dhënat duke raportuar tashmë se bëhet fjalë për një forcë disi më të vogël, 4.4 të shkallës richter.

Lexues të Albeu.com raportojnë se tronditja ka qenë e fortë duke e quajtur këtë një tërmet “monstër” për shkak të shkundjes së madhe që ka shkaktuar në zonë.

“Nuk mbaj mend ndonjë tjetër kështu”, shprehet një lexues, i cili tregon se ka parë të gjithë pallatin të lëkundet prej goditjes.

E njëjta zonë është goditur edhe më parë nga tërmetet, kur disa kilometra më në jug-perëndim, u bënë të pabanueshme disa shtëpi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu