Ku ka përfunduar droni dhe flamuri që u ngritën në Beograd? (FOTO)

Ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë do të mbahet mend gjatë si njëra nga më emocionueset për tifozët Kuq e Zi. Sfida që u zhvillua me 14 tetor në stadiumin e Partizanit në Beograd nuk përfundoi asnjëherë edhe pse tri pikë i mori Shqipëria.

Ndeshja filloi me shumë tension në tribuna, me serbët që bënin thirrje nacionaliste dhe fyese kundër shqiptare dhe hedhnin mjete të forta në fushë.

Kulmi i sfidës ishte kur një dron me hartën e Shqipërisë së madhe dhe me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit fluturonte mbi stadium.

Shumë tifoz u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët shqiptar, ku edhe Atkinson i dha fund ndeshjes.

Flamuri dhe droni arritën të mos bien në dorë të serbëve pasi që u shpëtua nga mjeku i Kombëtares.

Indeksonline mëson se flamuri dhe droni janë në zyrat e UEFA-së pasi që janë kërkuar si prova kur çështja ishte në gjykatë.

Jo zyrtarisht, autori i kësaj vepre ishte tifozi Ismail Morina i njohur si Ballisti.

Që nga ajo ditë, ky flamur ka përfaqësuar shqiptarët dhe është përdorur edhe gjatë festave kombëtare.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu