Ku nuk po bien dakord LSDM dhe VMRO rreth ligjit për prokurori publike

Përfaqësuesi i qeverisë këshilltari për Eurointegrime dhe negociatori kryesor teknik me BE, Bojan Mariçiq dhe sekretari ndërkombëtar i VMRO-DPMNE, Timço Mucunski, do të takohen sot për të diskutuar ligjin për prokurori publike. Sipas informacioneve të fundit nga të dy kampet, data e saktë e takimit nuk është përcaktuar ende, por thonë se takimi do të mbahet.

Burime të larta të opozitës për Nova TV thonë se ata i japin negociatave një shans dhe që janë optimistë se në fund mund të gjendet një zgjidhje. Para takimit, në të cilin do të përcaktohet dinamika e bisedimeve, ata i theksojnë disa vërejtje themelore që i kanë rreth versionit të tretë të projektligjit të paraqitur nga pushteti, i cili sipas tyre, nuk ka ndryshime të konsiderueshme.

Ajo që Shtëpia e Bardhë e ka thënë deri më tani është se VMRO-DPMNE është kundër që ekipi i PSP-së prapa të cilit, sipas tyre, mbetën shumë kundërthënie që në ndonjë mënyrë të akomodohen në ekipin e prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska në të cilën ata shohin Katica Janevën e re.

Në projektligj, ndër të tjera, thuhet që Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit i merr përsipër kompetencat e PSP-së. Brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i prokurorëve publikë, me propozim të Shefit të prokurorisë për krim të organizuar do të merr vendim për të rritur numrin e prokurorëve në këtë prokurori.

Synimi në atë pjesë, siç kanë komentuar disa ekspertë të mediave, është që ish-prokurorët e PSP-së të konkurrojnë pikërisht për konkursin që do të shpallej dhe në këtë mënyrë do të ruhej vazhdimësia e hetimeve dhe çështjeve të trajtuara nga PSP.

“Procesi i mbledhjes së mendimeve nga një numër i madh i ekspertëve aktualisht ende nuk ka përfunduar, por pas kësaj ne zyrtarisht do të dalim me vërejtjet tona. Por nëse e shikoni pjesën konceptuale ai është identik me propozimin e mëparshëm dhe ai nocion sipas logjikës së gjërave mbetet”, thonë burime nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, më problematikët në diskutime do të jenë nenet në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare, domethënë ato që parashikojnë që Kuvendi të zgjedhë prokurorët, si dhe, sipas mendimit të tyre, kërkesa e opozitës për legalizimin e çështjeve PSP-së të iniciuara pas 17 qershorit 2017.

“Një nga propozimet është që Kuvendi praktikisht të shndërrohet në Këshill të Prokurorëve Publikë, që është ndërhyrje klasike e pushtetit ligjvënës në punën e pushtet gjyqësor. Këshilli i prokurorëve publikë është organi i shpall konkurse, delegon, tregon se cili prokuror publik duhet të caktohet sipas nevojës. Është krejtësisht e palogjikshme të thuash që angazhohesh për ndarje serioze të pushteteve, ndërsa me ligj i autorizon partitë dhe Kuvendin të delegojnë prokurorët. Vetëm na mungon që edhe emrat t’i shkruajmë tani. Kjo është në kundërshtim edhe me atë që e kërkon Evropa”, thotë bashkëbiseduesi jonë.

Pjesa tjetër ka të bëjë , siç tha ai, me procedurat e paligjshme që i ka iniciuara PSP-ja pas 30 qershorit 2017, që sipas LSDM-së është përpjekje e opozitës për të shpëtuar zyrtarët e saj nga dënimi për krimin e kryer.

“Procedurat i ka ndërmarrë përsipër nga prokuroria publike dhe ato po zhvillohen. Tani prej nesh kërkohet, ajo që quhet “eksantë” – pas kohe të legalizojmë atë që është bërë. Ne nuk mund ta pranojmë atë. Procedurat le të shkojnë deri në fund. Ata që ndiqen penalisht përfundimisht mund të dënohen, por le t’u mundësojmë shans që drejtësinë ta kërkojnë para Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut nëse mendojnë se të drejtat e tyre janë shkelur. Me fjalë të tjera, të mos i privojmë ata nga mjetet juridike në dispozicion të tyre”, shpjegon bashkëbiseduesi.

Sipas tij, nuk lejohet me ligj që të ketë ndërhyrje në materie që është në procedurë gjyqësore e cila është duke u zhvilluar. “Nuk është punë e partive politike dhe Parlamentit të rregullojnë me ligj procedura të caktuara gjyqësore që veç më janë duke u zhvilluar”, thotë ai.

Në versionin e projektligjit mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të Prokurorit publik të shtetit mbetet e njëjtë. Parlamenti shpall konkurs, Këshilli i prokurorëve publikë jep mendim për kandidatët, Qeveria nga ata të cilët kanë mendim pozitiv e zgjedh një dhe ia propozon Kuvendit, ku votohet. Kuvendi e shkarkon Prokurorin publik nëse ka nevojë për një gjë të tillë. VMRO-DPMNE, duke iu referuar premtimit parazgjedhor të LSDM-së se opozita duhet të propozojë Prokurorin publik deri vonë kundërshtoi zgjidhjen e tillë ligjore, por më vonë u tërhoq, duke nënkuptuar se i njëjti model i përzgjedhjes do të mbetet edhe më tej në fuqi.

Deri tani nuk ka paralajmërime që këto ditë mund të mbahet takimi i liderëve. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në një pres-konferencë, në selinë e partisë së tij dje, tha se ai ishte duke negociuar për shumicë prej dy të tretave për ligjin për prokurori publike dhe se miratimi i këtij ligji do të ishte një mjet i fuqishëm për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Unë do të përpiqem së pari me tetë deputetët, sepse ata votuan për BE dhe NATO, dhe kjo është e nevojshme për BE-në. Jemi të gatshëm për fleksibilitet deri në masën ku është e lejuar. Ne nuk duam një ligj për të cilin do të na kritikonin nga Bashkimi Evropian”, tha kryetari i partisë qeverisës LSDM.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërkohë, dy ditë më parë theksoi se ai nuk kishte ndërmend të humbiste kohë për takim. Takimi i tillë mund të ndodhte, tha ai, vetëm nëse ka përafrim të pikëpamjeve të grupit të punës.

Grupi i pavarur i VMRO-DPMNE dhe koalicioni po e shqyrtojnë tekstin e projektligjit për prokurori publike. Ata thonë se pozicionin e tyre do ta ndërtojnë deri në fund të javës. Nola Ismajloska Starova, e cila është pjesë e këtij grupi, këto ditë komentoi në Nova TV në emrin e saj.

“Unë do të votoja për çdo zgjidhje që është e drejtë. E kemi shqyrtuar tekstin e fundit. Disa nga zgjidhjet përmbanin vërejtje nga të dy partitë kryesore politike, por tani secila po bën marketingun e vet”, thotë Ismajloska – Starova. Edhe pse afatet janë të shkurtra, ajo ende mendon se ligji mund të miratohet.

Ligji për prokurori publike është shfaqur përsëri pasi javën e kaluar Komisioneri Evropian për zgjerim të BE-së Oliver Varheji gjatë një vizite një-ditore në Shkup javën e kaluar, tha se ky ligj është prioritet i reformave që ky parlament duhet të adresojë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill. Si prioritet këtë ligj e ka përmendur edhe Ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu