Ku po “ikë” Gruevski ? Nuk figuron në listën e mysafirëve në Maltë (DOKUMENT)

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk është në listen zyrtare të të ftuarve në Kongresin e Partive Popullore Evropian që do të mbahet në Malta. Pikërisht sot Gruevski u pa duke udhëtuar me aeroplan në Aerportin e Stambollit, duke hapur dilemën se ku po shkonte, transmeton INA.

Më pas është bërë e ditur se ai po udhëtonte në Kongresin e partive simotra. Por në listën e të ftuarve nuk figuron emri i Gruevskit, por i kryeministrit nga radhët e VMRO-DPMNE, Emil Dimitriev.

Kongresi i këtyre partive zyrtarisht fillon nga 29 deri 30 mars. (A1on)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu