Ku shkuan 170 kg ar shqiptar?! Rrëfehet nipi i Zogut: Ja çfarë morëm me vete

Djali i vëllait të Mbretit Ahmet Zogu, Skënder Zogu ka rrëfyer mbi çështjen e shumë diskutuar të arit shqiptar dhe nëse mbreti Zog e mori atë me vete kur u largua nga Shqipëria.

Një nga çështjet, që ende ndan shqiptarët në pro dhe kundër Mbretit, është edhe ajo e floririt.

Është thënë se Mbreti Zog ka marrë me vete florinjtë kur është larguar nga Shqipëria. Ju keni ikur bashkë me të. Ku është çuar ai flori?

Bashkë me plaçkat e familjes, Mbreti Zog ka pasur me vete ar osmanlli, atë e kam parë me sytë e mi. Edhe unë i kam dëgjuar ato fjalë sikur Mbreti ka marrë me vete 170 kg ar.

Si mund të merret 170 kilogramë ar në atë mënyrë? Ari shqiptar ka qenë në Londër. Atje depozitonte rezervën e tij çdo shtet.

Kjo vërtetohet me faktin që pas incidentit të Korfuzit me anijen luftarake britanike, Anglia i bllokoi Shqipërisë sasinë e arit të saj në Londër si dëmshpërblim ndaj atij incidenti e që më pas u zhbllokua pas vitit 1990, kur në pushtet erdhi zoti Berisha.

Mbreti Zog dhe familja mbretërore ka jetuar me ar osmanlli.

Nga ka ardhur ky ar?

Këtë ar ia ka sjellë Lalë Krosi nga Stambolli prej gjyshit dhe babait të Ahmet Zogut. Me ato para ne kemi jetuar dhe jemi shkolluar.

Por në një moment mbaruan dhe ato florinj, sepse jeta në Europë ishte e shtrenjtë.

Atëherë Mbretëresha Geraldinë dhe princeshat u detyruan të shisnin stolitë e veta.

Po të kishin 170 kilogramë ar me vete, nuk do t’i shisnin, do të kishin mundësi të blinin edhe automobila. Ahmet Zogu nga shteti atë ditë ka marrë vetëm rrogën e vet, që është firmosur nga kryeministri dhe ministri i Ekonomisë dhe ka ikur. Nuk e di sa ishte rroga. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu