‘Kujdes arsyet e nominimit duhet të jenë të forta’, a do futet në BBV? Eduart Grishaj këshillon Ylli Limanin

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla për lojën? Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot.

Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi Yll Limani dhe regjisori i “BBV2”, Eduart Grishaj kanë postuar një foto me njëri-tjetrin, ku Eduarti ka shkruar një këshillë drejtuar artistit në lidhje me nominimet e kuptohet menjëherë që bëhet fjalë pë “BBV”. Nuk dihet ende nëse Ylli do të jetë një banor i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri apo thjesht të dy kanë dashur të ngacmojnë pak ndjekësit.

Kujdes arsyet e nominimit duhet të jenë të forta.

Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak javë ka arritur një super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Jo vetëm kaq, por Ylli mban gjithashtu fronin e këngëve më të vjetra në klasifikim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu