Kullën e tij e ktheu në bazë të UÇK-së, Haradinaj shkon në varrimin e kushëririt të Sali Berishës: Baca Sulejman, Kosova humbi një vëlla

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë ditën e sotme në qytetin e Tropojës për të përcjellë në banesën e fundit, një kushëri të largët të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Sulejmanin.

Në një status në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se Sulejman Berisha ka dhënë një kontribut për luftën e Kosovës, teksa kullën e tij e ka kthyer në një bazë ushtarake për luftëtarët e UÇK-së.

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të,”- shkruan Haradinaj në statusin e tij, në një foto ku shihet krah ish-kryeministrit Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu