Kumanovë, hyjnë në fuqi masa të reja

Kumanova regjistron 3 raste të reja me virusin Korona në 24 orët e fundit. Gjatë ditës janë bërë edhe 7 teste prej të cilëve vetëm një ka rezultuar pozitiv. Me këtë numri i të infektuarve në nivel lokal shkon në 11, përfshi edhe viktimën 57 vjeçare e cila ndërroi jetë ditë më parë. Në mesin e të infektuarve është edhe mjeku specialist në Repartin Infektiv të Kumanovës, Aziz Bajrami.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkon që i gjithë qyteti të shpallet zonë karantine. Duke folur për masat e fundit, Dimitrievski kërkon nga Komisioni për Shëndetësi dhe Instituti i Shëndetit Publik më tepër infektologë që do t’i ndihmojnë Spitalit të Qytetit në ballafaqimin me virusin. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, në qytetin e Kumanovës nga sot ka ndaluar qarkullimi i autobusëve në qytet dhe me qytetet tjera. Qendrat tregtare të mbyllura dhe gjysmë të hapura do të mbyllen ndërsa bizneseve që shërbejnë ushqim u rekomandohet t’i vënë në funksion shërbimet mobile në bazë të porosive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu