Kunsumonte 80 cigare në ditë, Sarri merr vendimin e papritur

Maurizo Sarri ka deklaruar se po tenton të heqë dorë nga duhani. Trajneri i Juventusit në fakt konsumon reth 80 cigare në ditë por tashmë po mundohet të heqë dorë nga ky ves.

Një gazetar gjatë konferencës e pyeti Sarrin nëse kishte konsumuar ndonjëherë cigare të Kinës, derisa përgjigja e tij ishte se ai po heq dorë nga ajo.

“A kam përdorur cigare të Kinës? Le të themi se jam duke e lënë cigaren. Po heqi dorë. Mjaft!”, ka konfirmuar ish-trajneri i Napolit.

Mediet italiane më parë kishin shkruajtur se sa cigare konsumon Sarri gjatë një dite, jave, muaji apo viti. Ai pi 80 cigare në ditë, në javë i bijë të konsumojë 420 cigare, në muaj 1,825 dhe në vit 21,900 cigare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu