Kur Albin Kurti thoshte që Rugova ishte i pasuksesshëm dhe LDK-ja jo demokratike (VIDEO)

Lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dikur thoshte se LDK-ja, është parti autoritare dhe jodemokratike. Kurti në një intervistë kishte deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar, transmeton Insajderi.

“Unë mendoj se LDK është demokratike vetëm në atë epitetin e saj, sa i përket strukturës së brendshme, sa i përket aktivitetit partiak, sa i përket veprimtarisë, unë nuk mendoj se është demokratike. Ajo është parti autoritare e cila e ka në krye një njeri që 12 vite”, kishte thënë Kurti.

Ndërkohë, partinë që dikur lideri i VV-së e quante autoritare, sot synon të bëjë koalicion me të e ta qeverisë vendin. Dokumentarin e plotë për Ditët e Kurtit, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu