Kur do përfundojë Nord Stream 2 “i urryer” nga amerikanët

Ndërtimi i tubacionit Nord Stream 2 do të përfundojë në 2021, tha Zv.kryeministri rus Aleksandër Novak. “Do të jetë këtë vit, por është më mirë për ata që po ndërtojnë të thonë datën e saktë,” tha ai.

Rusia mund të përfundojë ndërtimin e Nord Stream 2 dhe të fillojë të furnizojë me gaz Gjermaninë këtë verë, tha javën e kaluar kryetari i Komitetit të Energjisë të Dumës Shtetërore Ruse, Pavel Zavalny.

Ideja e Nord Stream 2, e cila do të lidhte drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë me tubacionet e vendosura në fund të Balltikut – paralelisht me tubacionin e gazit Nord Stream 1, i cili ka funksionuar që nga viti 2011, është kritikuar prej kohësh.

Shtetet Balltike, Polonia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë kundër këtij projekti. Me ardhjen e Joe Biden në pushtet, kishte më shumë presion amerikan, madje edhe sanksione ndaj kompanive të përfshira në projekt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu