Kur SHBA mbështet aleaten e Rusisë dhe armiken e Turqisë

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë në luftimet midis trupave armene dhe azerbajxhane, për të cilat Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila po viziton Armeninë, dënoi ashpër ato që ajo i quajti sulmet “ilegale” të Azerbajxhanit ndaj Armenisë, duke përdorur vizitën e saj në aleaten e Rusisë për të premtuar mbështetjen e SHBA për sovranitetin kombëtar të Armenisë.

Pelosi vuri në dukje se vizita e saj në Armeni është veçanërisht e rëndësishme pas “sulmeve të paligjshme dhe vrastare të Azerbajxhanit në tokën armene” që kanë shkaktuar përleshje në kufirin midis dy vendeve dhe kanë lënë më shumë se 200 të vdekur.

“Ne i dënojmë pa mëdyshje këto sulme”, theksoi ajo, duke vijuar e thënë se përleshjet “janë nisur nga azerët dhe kjo duhet kuptuar”.

Pelosi, e cila tërhoqi zemërimin e Kinës me vizitën e saj në Tajvan muajin e kaluar, komentoi gjithashtu se SHBA duhet të përdorë ndikimin dhe fuqinë e saj për të treguar se sovraniteti i Armenisë është një prioritet.

Komentet e saj provokuan një reagim jashtëzakonisht të zemëruar nga Baku, i cili njoftoi se Pelosi po rrezikonte paqen në Kaukaz.

“Akuzat e paargumentuara dhe të padrejta të Pelosit kundër Azerbajxhanit janë të papranueshme”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

“Kjo është një goditje serioze ndaj përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve Armeni-Azerbajxhan,” vë në dukje Baku zyrtare, duke i quajtur komentet e Pelosit “propagandë armene”.

Azerbajxhani ka përsëritur qëndrimin e tij se përleshjet janë rezultat i një “provokimi ushtarak në shkallë të gjerë” nga Armenia, një qëndrim që Jerevani e kundërshton.

“Aktualisht armëpushimi po respektohet dhe një përshkallëzim tensioni është shmangur,” tha Azerbajxhani, duke shtuar se komentet e Pelosit ishin një përpjekje për të qetësuar armeno-amerikanët përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA.

“Është e papranueshme transferimi i intrigave të brendshme politike të agjendës amerikane dhe interesave të lobimit në rajonin e Kaukazit Jugor përmes Armenisë”, tha Azerbajxhani, duke i quajtur të rrezikshme komentet e Pelosit.

“Hapa të tillë të njëanshëm dhe deklarata të pabaza nuk forcojnë paqen e brishtë në rajon, por përkundrazi përshkallëzojnë tensionet”, përfundoi Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.

Ky lloj atribuimi i qartë i përgjegjësisë për konfliktet mes dy vendeve i kalon kufijtë e asaj që diplomacia amerikane deri tani ka deklaruar publikisht.

Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka shprehur shqetësimin për përplasjet, duke bërë thirrje për qetësi, pa fajësuar asnjë palë.

Pelosi, e cila është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Jerevanin që nga pavarësia e vendit të vogël të Kaukazit në 1991, e quajti vizitën e saj “një simbol të fortë të përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Armeni paqësore dhe të begatë“”.

Kjo vizitë tre-ditore “do të luajë një rol të madh në garantimin e sigurisë sonë,” u tha gazetarëve kryetari i parlamentit armen Alen Simonyan përpara mbërritjes së Pelosit të shtunën.

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë në luftimet e fundit midis trupave armene dhe azere, për të cilat të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. Këto konflikte shpërthyen të martën dhe përfunduan me ndërmjetësimin ndërkombëtar të enjten mbrëma.

Rusia, e cila e ka dënuar vazhdimisht vizitën e Pelosit në Tajvan, e sheh Kaukazin si sferën e saj të ndikimit dhe kundërshton atë që e përshkruan si ndërhyrje amerikane në rajon.

Moska është aleati më i madh ushtarak i Armenisë, me një bazë ushtarake në Armeninë veriore dhe paqeruajtës përgjatë vijës së llogoreve, e njohur si Linja e Kontaktit, në Nagorno-Karabak, për të cilën Armenia dhe Azerbajxhani luftuan në vitin 2020.

Nga ana tjetër, pas Azerbajxhanit qëndron Turqia si aleate. Pra, nuk është e vështirë të kuptohet se ç’po synon SHBA me këtë vizitë të Pelosit në Armeni. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu