Kuriozitete për botën që nuk do i besonit asnjëherë

Në Filipine, ka një ishull brenda një liqeni në një ishull brenda një liqeni në një ishull.

Duket një formulim i palogjikshëm por është i vërtetë: ndonjëherë natyra krijon relieve me ndihmën e Ctrl+C + Ctrl+V. Taal Lake është prova e gjallë që nëna natyrë ka goxha sens humori.

Si është të kesh shikimin e një shqiponje?

Kjo do të thotë:

1. Të vesh re një milingonë në tokë nga çatia e një ndërtese 10 katëshe.

2. Të kesh një fushë vizuale 340 gradë

3. Të dallosh më shumë ngjyra dhe rrezatim UV

Gjermania s’lë pemë pa numëruar

Nëse shkoni në Gjermani do të vini re se në parqe çdo pemë ka numrin e saj përkatës. Njerëzit i numërojnë pemët si dhe mbledhin të dhëna rreth tyre: mosha, gjendja e pemës e kështu me radhë.

Forca e parë policore e Australisë u formua me të burgosurit

Për një periudhë të gjatë kohore, qeveria britanike e përdorte këtë vend të kolonizuar për të zhvendosur kriminelët. Ata që qenë më të bindurit, formuan departamentin e parë të policisë.

Në 1999, Japonia ndryshoi flamurin

Hinomaru (“rrethi i diellit”) ishte një simbol që ndihmoi në dallimin e anijeve japoneze nga ato të huaja.

Shpejtësia e internetit në NASA është 91 Gigabit në sekondë

Kjo do të thotë që ju do të keni një shans për të shkarkuar të gjitha episodet e preferuara vetëm në 1 sekondë.

Qëndrimi më i gjatë në hapësirë

Kozmonauti rus Valeri Polyakov është mbajtësi i rekordit për qëndrimin më të gjatë në hapësirë në historinë njerëzore. Qëndroi në stacionin hapësinor për plot 437 ditë dhe 18 orë gjatë një udhëtimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here