“Kurir” i Serbisë: Gruevski e shet Maqedoninë që të mbetet në pushtet

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari aktual i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është i gatshëm që ta shesë emrin e shtetit të vet vetëm që të qëndrojë në pushtet, shkruan gazeta “Kurir” e Serbisë, transmeton Portalb.

“Edhe pse paraqitet si patriot dhe nacionalist i madh, ai vitin e kaluar ka pasur takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, gjatë së cilit intensivisht është biseduar për zgjidhjen e problemit 25 vjeçar”.

Sipas tyre, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, javën e kaluar ka qëndruar në Shkup dhe është takuar edhe me Gruevskin.

“Mes tjerash Gruevski dhe Koxias kanë biseduar edhe për shitjen e emrit të Maqedonisë. Gruevski është munduar që ta shfrytëzojë kartën e fundit dhe të tërhiqet”./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu