Kursi i këmbimit favorizon eksportin, 22 km radhë në kufinjtë me Bullgarinë dhe Turqinë

Është vënë re një fenomen që popullsia greke dhe ajo bullgare, në fundjavë shkojnë në Edirne për furnizimet e tyre familjare ngaqë këmbimi valuator i favorizon.

Këto ditë kemi vënë re një rënie të vlerës së monedhës turke TL përballë € dhe $.

Megjithëse kjo është konsideruar si barrë për konsumatorin turk, sidomos për mallrat që inportohen, në të njëjtën kohë kjo është konsideruar si një shans për ata që merren me eksport.

Muajt e fundit eksporti turk dhe prodhimi i lëndës së parë industrial në Turqi është shumëfishuar gjë që ka sjellë edhe radhë të mëdha në pikat kufitare. Pika dalëse në kufirin bullgaro-turk është krijuar një radhë e madhe e kamionëve që presin në radhë. Sipas burimeve radha shkon deri 22 km.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu