Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, gazetari Rid Berisha tha se kanë mbetur edhe 24 orë nga propozimi i një emri për president, duke theksuar se nëse Kosova shkon në zgjedhje, faji i përket presidentit të Kosovës Albin Kurti.
Gazetari u ndal edhe te mundësia e kthimit të Vjosa Osmanit sërisht presidente, por sipas tij kjo mundësi nuk i është dhënë nga vetë Kurti, i cili theksoi se nëse Osmani do të kishte mbështetjen e tij, kjo e fundit do të ishte sërisht presidente.
“Lumir Abdixhiku e ka dhënë edhe në takimet e para emrin e Vjosa Osmanit me Kurtin, kur u pyet nga gazetarët nëse e mbështet apo jo LDK Vjosa Osmanin. Natyrisht kishte thënë. Po të donte Kurti t’i jepte mbështetje Osmanit, ajo do të ishte presidente. Kurti e braktisi Osmanin, duke qenë se ajo u bë figurë e re mbi figurën e Kurtit në marrëdhënien ndërkombëtare, ishte hije mbi imazhin e Kurtit. Nuk e linte shkëlqimin e Kurtit në marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk e linte të shikohej si faktor në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Por edhe kritikat e Osmanit kanë bërë Kurtin të jetë skeptik. Nuk po dihet se kush po mban përgjegjësinë që po shkohet në zgjedhje dhe në këtë realitet politik, kontribuuesit kryesorë janë Kurti Abdixhiku dhe PDK-ja po operon.
Rezultatet tregojnë se faji po i mbetet Kurtit dhe ende nuk po operon dhe ende s’e ka gjetur arsyen pse nuk e mbështeti Osmanin.
Lajmi tronditës është pse Kurti nuk e mbështeti Osmanin, një figurë politike që bashkëveproi politikisht.
Nëse mbahen zgjedhjet, ku kanë mbetur edhe 24 orë, mund të themi me bindje të plotë se vendi po shkon në zgjedhje, por bazuar edhe nga provojat se nuk ka vullnet politik nga Kurti për t’u shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Si PDK, si LDK nuk e kanë të qartë se Kosova po shkon në zgjedhje. Kurti po synon që të ketë i vetëm pushtetin për temën e pushtetit në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Sot votuesi kosovar e ka të paqartë pse vendi po shkon në zgjedhje dhe ky është faji i Kurtit dhe ai do ta bashkëndajë me të tjerët dhe qëllimi mbetet i qartë që pushtetin mos ta ndajë me të tjerët në rastin e presidentit”, u shpreh gazetari.










