Kurti aktivizon nënshtetësinë shqiptare për Zgjedhjet në Shqipëri

Kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës, Albin Kurti duket se ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku ka dhënë nënshkrimin për kandidaturën e dy anëtarëve të VV-së për zgjedhjet në Shqipëri.

Në mënyrë që Kurti të nënshkruante, duhej të ishte nënshtetas i Republikës së Shqipërisë. Dhe, kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës, është edhe nënshtetas i Republikës së Shqipërisë.

Se Kurti ka bërë veprimin në fjalë ka treguar VV-ja në Shqipëri.

Nuk dihet nëse fotoja është nga nënshkrimi dhe nëse lokacioni është në Shqipëri apo në Kosovë.

Statusi i VV-së së Shqipërisë:

“Vazhdon grumbullimi i nënshkrimeve

Gjatë këtij muaji ka vijuar mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët banues në Qarqet e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, për tre kandidatët nga zgjedhësit të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit: Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Prej Albin Kurtit dhe disa anëtarëve të kryesisë së LVV në Kosovë, të cilët kanë edhe nënshtetësi të Shqipërisë, tek sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula, prej ish-drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit Ilir Kerni, tek gazetari Blendi Salaj e shumë gazetarë të tjerë, bashkë me banorët e qytetit dhe fshatrave të Tiranës, të Kamzës, Rogozhinës, Lezhës, Gjirokastrës, Përmetit etj, mbështetja e qytetarëve me firmat e tyre vazhdon për kandidatët dhe për projektin politik të LVV në Shqipëri.

Nga ana tjetër, 3 kandidatët dhe aktivistët janë angazhuar çdo ditë në takime me qytetarë në rrugë e vende publike për të grumbulluar numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që do të çojnë përpara tre kandidaturat në KQZ, drejt zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Puna në terren do vijon, ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që ende nuk e kanë dhënë nënshkrimin e tyre në këto tre qarqe, të takohen me aktivistët e të firmosin formularin e KQZ-së.

Tiranë, 18 shkurt 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri”, ka shkruar VV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu