Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për rëndësinë e autostradës Shkup–Bllacë gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të projektit.
Ai tha se kjo autostradë do ta forcojë lidhjen infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Në këtë moment po vendosen gurëthemelet e një lidhje të re moderne midis dy vendeve tona, autostrada Shkup – Bllacë do të jetë me pesë tunele, tetë ura, e katër galeri do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës, përveq që do të shkurtohet distance do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona”, tha ai.










