Kurti drejt takimit sy më sy me Thaçin për ta marrë mandatin si kryeministër

Kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku tashmë preliminaret e nxorën fitues, do t’i duhet t’i shkojë në zyrë presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për të marr mandatin si kryeministër.

Ky do të ishte edhe takimi i parë zyrtar sy më sy mes Kurtit dhe Thaçit, meqë të dy kanë shprehur haptazi kundërshtimet dhe qasjet e ndryshme politike.

Kurti në #DebatPernime përballë Jeta Xharrës, gjatë fushatës zgjedhore ka thënë se do të shkojë në Presidencë për procedurat kushtetuese, në rast se i merr votat për ta udhëhequr Qeverinë e re të Kosovës.

“Ai është obligim kushtetues i tij dhe më në fund do të ketë diçka të mirë që do të bëj ai si President”, kishte thënë Kurti në fund të shtatorit në #DebatPernime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu