Kurti flet për Bashkim Kombëtar, tregon se çfarë e pengon atë

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një lidhje direkte në rrjetin social Facebook, ka folur edhe për idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ai ndër tjera tha se me të dy vendet kanë arritur marrëveshje të shumta por nuk dihet se sa janë të pazbatueshme.

“Kemi mbledhje të cilat janë ceremonial” tha Kurti duke shtuar se janë mbledhje “me marrëveshje që kush e di sa zbatohen”.

Ai tha se me rëndësi është që në fillim bashkimi të bëhet në aspektin ekonomik.

“Duhet të shkojmë drejt unifikimit doganor e energjetik” tha Kurti.

Ai bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e krahasoi me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si paradoksale faktin që kombet evropiane janë më të bashkuar se Kosova e Shqipëria edhe pse dy vendet janë të banuara nga shqiptarët.

“Është për të ardhur keq që vendet e BE’së janë më të integruara shumë më shumë se Kosova e Shqipëria” tha Kurti.

“Ekziston Banka e përbashkët që është në Frankfurt, tregu i përbashkët, valutë e përbashkët” shtoi ai.


1 Koment

  1. Te gjitha mundesite ekzistojne por nuk ka as plan e as me pak vullnet(e deshire) per ta bere kete bashkim. Ideja eshte e mrekullueshme e plotesisht e zbatueshme por interesat personale te politikaneve (sidomos Te Rilindjes ne Shqiperi) nuk e lejojne bashkimin ekonomik e me vone politik shqipetar. Vetem nese ka marreveshje te fshehta (apo garanci te dhena) me nderkombetaret per te mos bere nje gje te tille…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu