Kurti, Haradinaj dhe Hoti, ja mesazhet e tyre në ditën e zgjedhjeve

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vendin.
Ai pas votimit të tij në ambientin e Fakultetit Ekonomik pas orës 10:00, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim.

Kurti ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një proces demokratik, duke uruar qytetarët për siç ka thënë ai festën e Demokracisë, shkruan InfoShqip.

Ramush Haradinaj i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka votuar pas orës 9:00, në shkollën e mjekësisë ‘Ali Sokoli’.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“Ky vendim e ka peshën për 4 vite dh eta shfrytëzojnë këtë ditë dhe tqë votojnë”.

“Fitorja më e madhe sot është nëse të gjithë qytetarët dalin sot në votim dhe vendosin për fatin e vet”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net

Haradinaj ka thënë se do ta pranojnë çfarëdo rezultati.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa, Avdullah Hoti, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Unë ftojë të gjitha ata që të janë involvuar në këtë proces zgjedhor të respektojnë rregullat. Ftoj qytetarët që të votojnë, sepse kjo është një e drejtë kushtetuese për të vendosur për të ardhmen e vet dhe të familjes së tyre”, theksoi Hoti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu