Kurti i përgjigjet pyetjes: A po prishet mardhënia e Kosovës me Amerikën?

Kryeministri Kurti nuk ka pranur se ai po zhgënjen ndërkombëtaret duke mos i dëgjuar ata, mbi atë çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë:

“Raportet tona me Amerikën nuk janë si gjyshi me nipin! S’i kemi befasuar me veprimet tona”, tha ai në një konferencë për gazetarët pas situatës së krijuar në vend me largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet për marrëveshjen e targave.

A po prishemi me Amerikën? Nuk ndodhin këto gjëra! Nuk kemi ne kështu raportesh me SHBA-në ,si gjyshi me nipin.

Nuk e di se kush po ua lexon… Asnjë veprim i joni nuk ka befasuar një zyrtar amerikan dhe evropian. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ata, i kemi miq dhe partnerë dhe nuk shkruajnë ashtu komunikatash. Nuk ekziston një raport i tillë. Ky është ofendim për SHBA, sepse ato janë shtet demokratik. Është një aleancë që bazohet mbi vlera me qëllime dhe interesa të përbashkëta.

Ne e kemi shtyrë një herë vendimin dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit.

Ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim. Kjo bëhet duke njoftuar ata paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin e BE-së dhe SHBA-së të takohemi së paku dy herë.

Jemi të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë të mos e kompromentojmë”, u arsyetuar Kurti.

Sipas tij, serbët kanë një qëllim të caktuar që po tensionojnë situatën në Veri.

“Ajo çka po ndodh tani është përpjekja për ta ambalazhuar kundërshtimin e propozimit franko-gjerman. Nuk bëhet fjalë as për targa, as për Asociacion, as për suspendimin e Nenad Gjuriçit. Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë Parisit dhe Berlinit”, beson ai.

“Serbia qartazi është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, dhe rruga që e ka zgjedhur është me grupet kriminale në veri të vendit. Kjo rrugë nuk është e paqes e as ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore. Përpjekjet e tilla do të jenë të pasuksesshme, sepse shteti ynë është i fortë sepse ka rritje ekonomike e shoqërore.

Bojkotet nuk janë zgjidhje. Institucionet nuk kanë alternativë, andaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as braktisni institucionet e Kosovës sepse ato janë shërbime publike për të gjithë qytetarët. Mos bini pre e manipulimeve politike”, deklaroi Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu