Kurti kërcënohet me vdekje nga organizata terroriste serbe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një mesazh publik kërcënues me vdekje nga grupi terrorist serb “Severna Brigada”.

Kjo organizatë nga institucionet e Kosovës është shpallur terroriste.

Në mesazhin e shpërndarë nga ky grup pretendohet një kërcënim me eliminim fizik ndaj tij, ndërsa autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë ende një vlerësim të detajuar publik mbi rrethanat e rastit dhe verifikimin e plotë të komunikimit.

Qeveria e Kosovës në qershor të 2023 këtë organizatë e shpalli organizatë terroriste.

Bashkë me të ishte shpallur edhe organizata “Civilna Zaštita” (“Mbrojtja Civile”), për të cilat u theksua se paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu