Kurti: LDK-së i ka mbetë veç edhe me e bo Ismet Beqirin kryetar të Forumit Rinor (VIDEO)

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shihet teksa flet për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe largimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që mbante në part.

Fjalimi i Kurtit duket të jetë mbajtur në qershorin e vitit të kaluar në Batllavë me rastin e datës së themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai kritikon LDK-në se si e ka larguar Vjosa Osmanin, duke thënë se e kanë larguar rininë nga partia.

Vjosa Osmani që nuk i ka as 40 vjet e ka mbajt rininë, ajo ka doktoru në Pitsburgh, ajo është akademi, jo këta që doktorojnë te njeri-tjetri”, thotë Kurti.

Tutje Kurti me ironi thotë se LDK-së nuk i ka mbetur gjë tjetër veç ta bëjë edhe Ismet Beqirin kryetar të Forumit Rinor të LDK-së.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu