Kurti lë anash Shqipërinë, do të jetë i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ në përkrahje të Kosovës (FOTO)

Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kurti ka lënë anash premtimin e tij të dhëna dikur për Kombëtaren e Kosovës dhe ka vendosur që sot ta përkrah Kosovën ndaj Anglisë në ulëset e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Vet Kurti e ka bërë të ditur një gjë të tillë me anë të një postimi në Facebook, ku ka shkruar se do të jetë pasdite në përkrahje të futbollistëve kosovarë.

Kujtojmë se Albin Kurti në të kaluarën ai përkrahte vetëm ekipin nga Shqipëria derisa nuk përmendte kombëtaren e Kosovës.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu