Kurti me Merkelin: Spastrimi etnik administrativ i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka shpalosur edhe problemet e shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Sipas tij, reciprocitet Kurti kërkoi edhe te trajtimi i pakicave, duke nënvizuar se shqiptarët janë më të diskriminuarit në Ballkan.

“E kemi theksuar reciprocitetin te të drejtat e pakicave, e dini që në Ballkan ka disbalancë midis të drejtave të pakicave, serbët në Bosnje kanë Republikë, serbët në Kosovë kanë edhe të drejtë vetoje për shumë gjëra, ndërkohë që shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc ua pasivizojnë adresat dhe i çregjistrojnë. Spastrim etnik administrativ”, theksoi Kurti.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu