Kurti: Merr fund rroga e vogël, fitimi i madh (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë , falënderoi deputetët që votuan “pro” Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Byroja do të bëhet sepse me të përfundimisht merr fund ajo parulla që kurrë nuk do të duhet të përsëritej në të ardhmen, rroga e vogël, fitimi i madh. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private as legjitime sepse ajo kurrë nuk është fituar”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu