Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve: A keni me qenë transparent sonte? (VIDEO)

Pak çaste pas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në Kuvendin e Kosovës ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili nuk është ndalur për të thënë as edhe një fjalë të vetme për mediet.

Mirëpo jo sikurse Kurti, Mustafa ka folur për gazetarët, të cilëve iu tha se nuk ka dijeni nëse do të vijnë ambasadorët e QUINT’it dhe të BE’së në këtë takim që pritet të zhvillohet nga ora 17:30.

Edhe pse gazetrët e kanë pyetur nga larg se a do të jenë transparent sonte, Kurti ka vendosur të mos përgjigjet duke hyrë me nxitim në Kuvend.

Ky takim po zhvillohet si vazhdimësi e takimit të lënë në gjysmë dje, prej të cilit nuk pati asnjë rezultat pozitiv sa i përket arritjes së marrëveshjes.

Ndërkaq, sot është pritur që në këtë takim të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT’it dhe BE’së, të cilët deklaruan se një ftesë të tillë nuk e kanë marrë nga këto dy subjekte politike.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu