Kurti-Osmani, sqarim rreth fotove te Blinken “pa gruan me shami” (FOTO)

Dyshja Kurti-Osmani kanë rrëzuar pretendimet se qëllimisht kanë retushuar nga fotot e takimit me Blinken në Uashington pamjen e një gruaje me shami në stafin e kryediplomatit amerikan.

Me gjasë, është fjala për protokollaren e takimit.

Si Kryeministria e si Presidenca kosovare thonë se nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje në foto, porse thjesht kanë bërë përzgjedhjen e tyre sipas rëndësisë

“Në lidhje me reagimet publike rreth fotografive nga takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken ju njoftojmë se nuk pasur ndërhyrje në fotografitë në fjalë dhe se fotografitë e publikuara janë përzgjedhur në mesin e atyre të cilat ne i kemi pasur në posedim, duke vendosur fokusin të krerët e delegacioneve të të dy shteteve”, është thënë në deklaratë. /tesheshi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu