Rikthehet mbishkrimi në gjuhën shqipe në tabelën kufitare Tabanoc

Screenshot

Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, reagimi i shpejtë i institucioneve ka dhënë rezultat.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, publikoi një video në rrjetet sociale ku konfirmon rikthimin e mbishkrimit në gjuhën shqipe të shoqëruar me mesazhin: “Mirë se vini!”

Ky veprim dëshmon përkushtimin e kuadrove të VLEN-it për të mbrojtur dhe zbatuar në praktikë të drejtat e garantuara të shqiptarëve.

Aty ku dikur problemet kalonin pa u vënë re, sot institucionet reagojnë shpejt dhe i korrigjojnë ato pa vonesë.

Rikthimi i shqipes në tabelën e mirëseardhjes është një tjetër dëshmi se institucionet e udhëhequra nga kuadrot e VLEN-it, madje veprojnë me përgjegjësi dhe vendosmëri për mbrojtjen e barazisë dhe dinjitetit të çdo qytetari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu