Kurti për “Der Spiegel”: Vuçiç dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën, ky tren është larguar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Der Spiegel, ka folur për situatën e krijuar në Veri.

Ai tha se situata e tensionuar në veri është për shkak të “panikut të Beogradit”.

Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu