Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përveç iniciativës së Francës dhe Gjermanisë, ka paraqitur edhe një propozim për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, por se nuk ka asgjë përfundimtare, Raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, transmeton InfoShqip.
Në vendosjen e gurthemelit të një qendre mjekësore në Gjilan, donacion nga Katari, Kurti tha se tani për tani më shumë bëhet fjalë për ide që qarkullojnë mes qendrave ndërkombëtare duke ndërmjetësuar të dy palët e interesuara.
“Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka asgjë të caktuar, aq më pak vendimtare. Ka më shumë ide që qarkullojnë mes Berlinit, Uashingtonit, Londrës, Romës, Parisit, Beogradit dhe Prishtinës, tha Kurti.
Informacionin e publikuar nga media të caktuara në Kosovë dhe Serbi se Gjermania dhe Franca kanë paraqitur propozimin se si të vazhdojnë negociatat Prishtinë-Beograd, Kurti më parë i ka quajtur “eksperimente” dhe “dokumente pa autor, të cilat synojnë të masin pulsin e politikanëve dhe qytetarë në të dy vendet”.
Mirëpo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës e kanë pranuar ekzistimin e dokumentit, por nuk kanë treguar përmbajtjen e tij.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më herët ka konfirmuar se ekziston një dokument i tillë, por, siç kanë raportuar mediat, ka thënë se “nuk i kujtohet në detaje se çfarë ka lexuar”- tha ai./InfoShqip.com










