Kurti për FT: Serbia është një makth për fqinjët e saj, vazhdon me ëndrrat e vjetra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje Serbisë që të heqë dorë nga nacionalizmi, duke vlerësuar se Beogradi vazhdon “me ëndrrat e vjetra, të cilat janë bërë makth për fqinjët e tyre, por edhe për vetë popullin serb”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, transmeton InfoShqip.

Në intervistën e sotme për “Financial Times”, të përcjellë nga mediat në Prishtinë, Kurti thotë se “një simetri e të drejtave të pakicave” nga të dyja palët do të ishte “lufta më efektive kundër nacionalizmit”.

Unë mendoj se ky është problemi me Beogradin.” Ata vazhdojnë me ëndrrat e tyre të vjetra, të cilat janë kthyer në makth për fqinjët e tyre, por edhe për vetë popullin serb. “Një simetri e të drejtave të pakicave, të njëjtat të drejta për serbët në Kosovë dhe kosovarët në Serbi, do të ishte lufta më efektive kundër nacionalizmit”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, ekziston rreziku i qartë i përfshirjes ruse në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që rrit mundësinë e konfliktit.

Ne jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar. Se si do të zhvillohet situata do të varet shumë nga qëndrimi dhe presioni i demokracive perëndimore ndaj Beogradit”, tha Kurti.

Ai kërkoi nga fuqitë perëndimore që të ndihmojnë Kosovën në ambiciet e saj për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO, si dhe të rrisin presionin ndaj Serbisë për të zgjidhur tensionet dekadash për shtetësinë e Kosovës.

Ne kemi nevojë për ndihmë nga aleatët dhe partnerët tanë, Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca, Italia dhe të tjerët, për të ndihmuar me ata që nuk na njohin”, tha Kurti për FT./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu