Kurti për planin franko-gjerman: Serbia e refuzoi, ne e konsideruam bazë të mirë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por që kjo e fundit sipas tij është gjithnjë e më abnormale.

Kurti ka thënë se Serbia e ka refuzuar planin e njohur si franko gjerman dhe sipas tij të gjithë do të duhej të merren me të meqë Qeveria e Kosovës e ka konsideruar të njëjtin si bazë të mirë për diskutim.

Një ditë para se në Kosovë të arrijë këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kryeministri i Kosovës ka thënë se vizita e tij është më shumë se e mirëpritur dhe sipas tij vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i invazionit rus në Ukrainë.

Kurti ka thënë se agresioni ushtarak atje ka pasur pasoja edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përmendur këtu Serbinë e cila nuk i ka vendosur sanksione Rusisë por ka bërë marrëveshje me ta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe partnerë edhe aleatët tonë andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë në mënyrë që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më abnormale, pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, ka thënë ai.

Duke folur për planin franko-gjerman, Kurti ka përsëritur qëndrimin e Kosovës se i njëjti është bazë e mirë për diskutuam por që është refuzuar nga Serbia.

Plani i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës, e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e këshillit nacional të sigurisë të mbajtur në Beograd më 27 tetor të vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit të këtij propozimi që u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Daqiq, i cili ka qenë përndryshe zëdhënësi i partisë së Millosheviqit. Pra ata e kanë refuzuar këtë propozim dhe tash do të duhej të gjithë të merren me ta ndërkohë që ne e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutim”, ka thënë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu