Kurti për “The Guardian”: Serbia mos ta shikojë Kosovën me dylbi ushtarake

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që doli fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit ka dhënë një intervistë për “The Guardian” ku ka kritikuar vendimet e BE-së për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm të Ballkanit, duke thënë se udhëheqësit e perëndimit kishin harruar mësimet e dy luftërave botërore dhe në vend të kësaj po tërhiqen para fashizmit dhe populizmit.

“Albin Kurti tha se qëndrimi mund të dëmtojë shanset e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila ka refuzuar ta njohë atë si të pavarur që nga fundi i luftës 1998-99, pasi Beogradi ka më pak shanse për të vepruar pa perspektivën e anëtarësimit në BE”, shkruan gazeta, njofton Klan Kosova.

“Franca shkaktoi shqetësim në rajon në një samit të BE javën e kaluar duke bllokuar Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë për të filluar bisedimet e pranimit, duke shkatërruar kështu shanset e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE në të ardhmen e parashikueshme. Presidenti francez Emmanuel Macron këmbënguli se Evropa duhet të përqendrohet në reformat e saj të brendshme”.

“BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani po frikësohet përballë populistëve dhe fashizmit,” i tha Kurti Guardian.

“Po, Bashkimi Evropian është i rëndësishëm për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë këtë mirë dhe është shumë pikëlluese për të gjithë ne që ata e kanë harruar këtë. Brenda disa dekadash, historianët do të shkruajnë se nuk kanë qenë dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, ku gjithçka filloi në Sarajevë”, tha Kurti.

“Ne kemi nevojë ta prodhojmë Eliot Ness-in tonë dhe ai duhet të jetë personi më i famshëm në vendin tonë”, tha ai. “I kemi gati 200 prokurorë, por disave prej tyre u mungon dija, disa të tjerëve u mungon guximi, e disave u mungojnë të dyjat. Ata duhet të çlirohen nga shteti”.

“Ai paralajmëroi se taksa 100 për qind të importit nga Serbia që paraardhësi i e ka vënë se do të ketë masa të ndërsjella për lirimin e tregtisë së Kosovës në Serbi. Ai tha se Beogradi gjithashtu duhej të përfundonte fushatën e tij diplomatike ndërkombëtare për të bindur vendet që të mos njohin Kosovën”.

“Nëse ata duan të fillojnë dialogun, ata duhet të ndalojnë në mënyrë eksplicite shpifjet për të drejtën tonë për shtetësi”.

“Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, në vend që t’i shikojë Kosovën dhe Shqipërinë përmes dylbi ushtarake. Serbisë i duhet një ndërhyrje ”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu