Kurti: Populli shqiptar është në dijeni se bashkimi është i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në promovimin e sotëm të abetares së përbashkët për nxënësit e klasës së parë në Kosovë dhe në Shqipëri, deklaroi se populli shqiptar është në dijeni se “bashkimi (i dy shteteve) është i domosdoshëm”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në ceremoninë me rastin e promovimit të abetares, të mbajtur në Gjakovë, Kurti deklaroi se “fati i shkollës shqipe është i njëjtë” me atë të popullit shqiptar dhe shprehu kënaqësi për atë që “një gjeneratë e re shqiptare e fillon rrugën e dijes me një abetare”.

“Populli ynë është në dijeni se bashkimi është i nevojshëm për të mirën e përgjithshme të kombit, për hapërimin e tij përpara. Si dhe në periudha të ndryshme historike, kur liderët tanë u bashkuan dhe e ndërtuan kalimin nga ndjenja e fortë e identitetit drejt ndërgjegjes së lartë kombëtare, ne jemi ata të cilët duhet ta vazhdojmë ringjalljen e idesë politike… me aktivitete të përbashkëta edukative dhe arsimore”, deklaroi Kurti.

Ministrat e arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arërie Nagavci dhe Evis Kushi, dhjetorin e kaluar në Prishtinë nënshkruan marrëveshje për përgatitjen e abetares së përbashkët, për çka u formua grup i punës me ekspertë nga dy shtetet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu