Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është kandidat për Kryeministër, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur së është takuar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por në fotot e publikuar nuk nga Kurti, nuk shihet askund flamuri i Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Kurti që disa ditë nuk ka qenë fare aktiv, ai sot e ka thyer heshtjen duke treguar se ai gjendet në Shkup, dhe se është takuar me Kryeministrin Zaev, por nga fotot e publikuar nuk vërehet askund flamuri i shtetit që përfaqëson Kryeministrit në ardhje.
Në këtë takim, nikoqir ishte Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ndërsa në vendin e pritjes nuk shihe askund flamuri i Kosovë, por vetëm ai i Maqedonisë së Veriut dhe i Bashkimit Europian.
Ky gjest mund të konsiderohet si mos respekt ndaj Republikës së Kosovës dhe ekzistencës së saj.
Ndryshe Kurti njihet për pikëpamjet e tij ndaj flamurit dhe simbolet e Kosovës, ai i mohon ato, ndërsa kohë më parë nuk kishte hezituar ta quajtur një cope lecke.










