Kurti: Prioritet i qeverisë së re, forcimi i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, para studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe Venedikut, ka prezantuar programin zhvillimor te LVV-së, që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.

Kurti në një prezantim që mbajti gjatë javës para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke sqaruar rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës për formimin e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e tyre.

Sipas njoftimin të LVV-së, Kurti ka paraqitur para studentëve programin zhvillimor te Lëvizjes që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.

“Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit”, theksoi ai.

Studentët parashtruan pyetjet që zgjeruan diskutimin mbi pikat programore të Lëvizjes Vetëvendosje, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Ata u interesuan edhe për qëndrimet e Lëvizjes për çështje të caktuara ndër vite, për hapat konkret të Lëvizjes si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme, si dhe për marrëdhëniet dhe politikat që bashkojnë komunitetet e ndryshme në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu