Kurti tallet me gazetaren: Na ndiqte nëpër ara, po më pyeste me insistim për Lajçakun, e pyeta traktoristin, ai tundi kokën e i dha gaz traktorit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar me një gazetare e cila ka tentuar që t’i marr një deklaratë për takimin e tij të para pak ore me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Siç shkroi Kurti, gazetarja ka insistuar ër deklaratë deri sa Kurti po vizitonte një bujk në Miresh të Gjilanit.

“Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër. Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit.“, shkroi Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti u takua sot me Lajçak, pas takimit ky i fundit u deklarua për media kurse qeveria doli me komunikatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu