Kurti tregon se ia ka besuar Besnik Bislimit negocimin e marrëveshjes për energjinë me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti foli për një takim që KEDS dhe pala serbe kanë zhvilluar për energjinë. Ai tha se ata kanë biseduar për katër shërbimet që janë dakorduar edhe më herët raporton Gazeta Express.

“Ajo cka duhet të mbahet mend është që bëhet fjalë për katër shërbimet e dakorduara më herët, pra vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e tyre, faturimi dhe inkasimi dhe këtë obligim e kemi përmbushur e që i referohet takimit mes KEDS dhe palës serbe vetëm për këtë aspekt ata kanë biseduar. Nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit përtej këtyre katër shërbimeve që i përmenda dhe përtej katër komunave në veri të Kosovës”, tha ai.

Kurti tha se në ditët në vazhdim janë vendimtare nëse do të ketë finalizim të marrëveshjes për energjinë me Serbinë, negocimin e së cilës e ka në dorë zëvendësi i tij Besnik Bislimi.

“Ditët në vijim janë vendimtare për të parë se a do të bëhet finalizimi i dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë andaj duhet të kemi shumë kujdes që as me gjysmë të vërteta të mos e dëmojmë procesin në ditët në vijim përshkak se po kërkohen pretekste për të devijuar nga marrëveshja afër së cilës jemi afër. Më lejoni ta potencoj se kjo marrëveshje nuk lidhet me liberalizimin e vizave ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe e kemi rregulluar në masë të madhe imazhin e Kosovës”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu