Kurti: Veprimet tona nuk i befasuan as SHBA-në e as BE-në, jemi në komunikim të vazhdueshëm!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje do të ketë vetëm në katër komuna në veri të Kosovës ku kryetarët kanë dhënë dorëheqje. Në konferencën për media, Kurti tha se vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe republikane dhe se i vjen keq që në zgjedhje do të marrin pjesë edhe komunat ku kanë dhënë dorëheqje kryetarët e listës Serbe, transmeton InfoShqip.

Vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet shtetërore dhe lokale. Këtë vit zgjedhje u mbajtën edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Zgjedhjet kanë përfunduar. Nuk ka më zgjedhje”, tha Kurti.

Ai shtoi se i vjen keq që tani do të duhet të mbahen zgjedhje në komunat në veri të Kosovës ku kryetarët kanë dhënë dorëheqje.

Ata mund të zgjasin mandatin e tyre, por këto dorëheqje qartazi çojnë në zgjedhje në ato komuna”, ka shtuar Kurti.

“Asnjë nga veprimet tona nuk befasoi asnjë zyrtar amerikan apo europian, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ne kemi SHBA si miq dhe partnerë, kështu që miqtë dhe partnerët nuk i shkruajnë deklaratat që cituat. Natyrisht, nuk ka një raport të tillë. është një fyerje për SHBA-në e cila është një vend demokratik. Partneriteti ynë me ta, aleanca jonë me ta është një aleancë e bazuar në vlera dhe synime me interesa të përbashkëta. “E kemi shtyrë vendimin një herë, për një muaj dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit”, tha Kurti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu