Kurti zbulon detyrat kryesore të xhandarmërisë së Kosovës: Do të plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe ushtrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të enjte në një konference për media ka folur lidhur me krijimin e xhandarmërisë së Kosovës. Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se xhandarmëria do të ketë përgjegjësi në sigurimin e vijës kufitare tokësore, ujore dhe ajrore të Kosovës.

Ai se xhandarmëria do të ketë detyrë parandalimin e kontrabandës ndërkufitare të mallrave dhe të emigrantëve, menaxhimi i situatave me rrezik të lartë, si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike.

“Me qëllim të adresimit të këtyre sifidave dhe përballjes me këto themelimi i xhandarmërisë si strukture e re dhe e disiplinuar është domosdoshmëri e kohës e cila do të plotësoj boshllëkun mes Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës. Xhandarmëria do të ketë një mandat të qartë, sigurimin e vijës kufitare, tokësore, ujore dhe ajrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura përshirë ato me karakter paraushtarak. Parandalimi i të gjitha llojeve të kontrabandës ndërkufitare si me mallra dhe me emigrantë. Menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike.

Themelimi dhe funksionalizimi i xhandarmërisë do të bëhet me miratimin e një ligji të veçantë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e 11-të e cila do të dal pas zgjedhjeve të parakoshshme të 7 qershorit”, tha ai.

Kurti u shpreh se gjendja e sigurisë në nivelin global dhe në Kosovë po evoluojnë me shpejtësi.

“Kërcënimet me të cilat po përballemi sot nuk janë ato të një dekade më parë. Sfidat kryesore me të cilat jemi përballur viteve të fundit përfshijnë sulme të armatosura me municion ushtarakë dhe kapacitete superiore.

Pastaj edhe kontrabandë e vazhdueshme me armë e mallra të cilat cënojnë sigurinë publike përgjatë vijës së gjelbër kufitare. Pastaj infiltrim i struktuar i grupeve të armatosura të cilat kërcëojnë sovranitetin tonë,” tha ndër të tjera Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu