Kurti zbulon tri kushtet e tij për dialogun me Serbinë, përmend edhe Vucicin

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se nuk dëshiron që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, në konferencën e Berlinit, kërkesë kjo që vetëm do e vështirësonte fillimin e dialogut. Por kjo është vetëm njëra nga tri kushtet që Kurti i ka vendosur për të vazhduar dialogun.

Takimi i Berlinit shërbeu si një platformë për të diskutuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe mundësinë e arritjes së përparimit në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Një nga parimet e Kurtit për vazhdimin e dialogut, e që duket e pamundur, është që Vucic nuk duhet të jetë i pranishëm gjatë bisedimeve.

Parimi i tij i dytë ishte se nuk mund të ketë diskutime mbi territorin e Kosovës, diçka që e ka theksuar pothuajse gjatë gjithë kohës,

Ndërsa parimi i tretë që Kurti e përmendi ishte se nuk mund të ketë diskutime për hartat në rajon.

E për këto deklarata nuk ka hezituar t’iu përgjigjet, Presidenti i Serbisë, Vucic, i cili ka thënë se kjo çka ka deklaruar Kurti është kompliment për mua.

“Fushata kundër meje në Prishtinë është e njëjtë si ajo këtu. Ka vetëm një objektiv, dhe kjo ndodh të jem unë.”, u shpreh Vucic për mediat serbe.

Ndërsa Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, tha se përfaqësuesit e Prishtinës nuk kanë të drejtë të përcaktojnë se kush do të përfaqësojë serbisht në bisedime.

Ndryshe, Iniciativa ‘Dialogu për Ballkanin’ u organizua nga Instituti EastWest, Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike dhe Konferenca e Sigurisë së Mynihut, ku morën pjesë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, lideri i VV;së Albin Kurti, Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Djuric dhe shumë figura të tjera të njohura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu