Kusari-Lila uron Kroacinë për Eurozonën dhe Schengenin, sulmon Serbinë

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar Kroacinë që u bë zyrtarisht pjesë e Eurozonës dhe Schengenit.

Ajo, në urimin e saj të publikuar në Twitter, e ka përmendur edhe Serbinë duke thënë se Kroacia është vend frymëzues, pasi 30 vjet më parë u sulmua brutalisht nga Serbia.

“Përkundër humbjes së të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, sot ende qëndron prapa barrikadave në veri të Kosovës. Ju keni mundur të hiqni të gjitha kufizimet e integrimit kur Kroacia, derisa Serbia mbetet peng i mentalitetit pushtues”, ka shkruar tutje Kusari-Lila.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu