Kush do ta zëvendësojë Danella Arsovskën? VMRO-ja e teston edhe Koce Trajanovskin, LSDM kërkon kandidat mbipartiak

Partitë në mënyrë aktive kërkojnë kandidatë me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE është e bindur në fitore në Qytetin e Shkupit, ndërsa sipas burimeve të atjeshme, ish kryetari Koce Trajanovski lartë është renditur në anketat brendapartiake si kandidat i mundshëm. Kështu që me shumë gjasa edhe ai do të kyçet në garën për kandidaturë, përveç ministrit aktual për vetëqeverisje lokale, ZllatkoPerinski dhe kryetari i KisellaVodës, OrceGjorgjievski. E kontaktuam Trajanovskin por ai shkurt na u përgjigj se tani për tani nuk do t’i komentojë çështjet brendapartiake. Sipas burimeve, deri në fund të muajit maj do të bëhen të ditur pothuajse 90% të kandidatëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa për emrin për Qytetin e Shkupit do të pritet deri në korrik apo gusht.

Socialdemokratët janë ende larg nga zyrtarizimi i kandidatit për qytetin e Shkupit. Në lojë janë disa emra, përfshirë profesorin nga Fakulteti i Arkitekturës, MishkoRalev, si dhe ish-drejtorin e Kopshtit Zoologjik, GjorgjiGalletanovski. Megjithatë, sipas burimeve brenda LSDM-së, pritet ende vendimi final, pasi që po shqyrtohet mundësia që në kryeqytet të garojnë me kandidat mbipartiake. Pothuajse të gjithë kryetarët aktualë të komunave pritet të rikandidohen, përfshirë edhe GoranGerasimovskinnë Komunën Qendër, por mbetet të pritet që të vendoset kush do të jenë kandidatë në Strumicë dhe Dojran. Në Strumicë, më së shumti përkrahje nga anëtarësia ka marrë KostadinKostadinov. Po ashtu, kandidatët për komunat KisellaVodë, Aerodrom dhe Karposh ende janë në fazë të shqyrtimit.

Në GjorçePetrov, kandidat potencial është ish-drejtori i ndërmarrjes “Rrugë dhe rrugica”, KostadinAcevski, ndërsa në Butel pritet të rikandidojë ish-kryetari VelimirSmilevski.

Partia e kryetarit të Kumanovës, MaksimDimitrievski, Lëvizja ZNAM, po përgatitet në mënyrë aktive për zgjedhjet lokale. Ata kanë konfirmuar se do të dalin me lista të pavarura për këshilltar.

“Sa i përket bashkëpunimit të mundshëm me partnerin tonë më të madh në Qeveri, VMRO-DPMNE-në, Bordi qendror tashmë ka formuar ekip për negociatat, që unë e udhëheqi, si sekretar i përgjithshëm. Bisedimet e para kanë filluar dhe po shqyrtohet modeli i mbështetjes së ndërsjellë në pjesën e kandidatëve për kryetarë komune ndërsa për listat e këshilltarëve, qëndrimi im është se ZNAM duhet të garojë vetë”, tha Goran Minçev, Lëvizja ZNAM.

ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash, do të hyjnë në negociata me parti të tjera. Ende nuk është e qartë nëse Dimitrievski do të ketë mbështetje zyrtare nga VMRO-DPMNE apo do të pritet raundi i dytë.

Zgjedhjet pritet të caktohen për gjysmën e parë të tetorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu